Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për rritjen e deficiti tregtar.
Ai ka treguar se vlera e deficitit tregtar është 5 miliardë euro. Ndërkohë, të dhënat e Bankës Qendrore e Kosovës (BQK), tregojnë se deri në fund të muajit maj, deficiti tregtar kap vlerën e 1 miliardë e 833 milionë eurove.
Abdixhiku ka thënë se Kosova ka ngecur me Kurtin dhe se ekonomia e vendit gjatë qeverisjes së tij po shkon me hapa të mëdhenj prapa.
“Kosova ka ngecur me Kurtin! Kur nuk ke ide se nga shkon, kur nuk ke vizion të qartë mbi rrugën përpara, kur vepron në mjegull ekonomike, secili hap të duket një ecje përpara. Fatkeqësisht, për vendin tonë, hapat ekonomik të katër viteve të fundit janë hapa të mëdhenj prapa!”.
“Jemi pak muaj larg para se Kosova, për herë të parë në gjithë historinë e saj, të kaloj deficitin tregtar prej plot 5 miliardë eurove në vit. Kaq është diferenca mes mallrave që i blejmë dhe atyre që i shesim. 5 miliardë euro blejmë më shumë se sa që shesim – në një vit. Rreth 50-60 miliardë euro për 10 vitet e ardhshme me këtë trend”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Postimi i plotë: