Abdixhiku: Kryeministri është qyqar, i ka 51% dhe vetëm ankohet
21 mars 2024
| 22:05
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është qyqar.
Ai në emisionin Pressing në T7, ka thënë se një kryeministër që i ka 51 % dhe miliarda euro buxhet, vetëm ankohet dhe nuk punon asgjë.
“Është qyqar, është i paaftë në vendime. Një njeri që i ka 51 %, i ka 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje ta bëjë një shenjë të vetme dhe prapë ankohet e bënë viktimën, është rast për marre për besë”, ka thënë Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka thënë se populli i Kosovës ka nevojë për një rrugë të re dhe kjo rrugë është rruga e LDK-së.