Abdixhiku: Kryeministri ka dështuar, z. Haradinajn e çmoj dhe vlerësoj

20 maj 2024 | 21:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë në “Pressing” të T7 se “kemi një kryeministër që ka dështuar” dhe sipas tij “asgjë nuk guxon ta mbulojë këtë gjendje”.

Ai shtoi se e çmon veprimin e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt, që nuk i shkoi Kurtit në darkë.

Abdixhiku tha se Haradinaj e “ka kuptuar saktë se çfarë po ndodhë”.

“Tema e frikës është njëfarë ngacmimi simpatik i emocioneve të kundërshtarëve politikë, se këtu krejt jemi kundërshtarë politikë, por e mbulon të vërtetën. E vërteta është që kemi një kryeministër që ka dështuar dhe duhet mbajtur përgjegjës. Asgjë nuk guxon ta mbulojë këtë gjendje, prandaj e çmoj veprimin e z. Haradinaj, ka treguar maturi dhe mençuri në një lëvizje të tillë, sepse saktë e ka kuptuar se çfarë po ndodhë”, tha Abdixhiku në “Pressing”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi në Pressing në T7…