Abdixhiku: Kryeministri po tregohet i paditur karshi krizës energjetike

28 dhjetor 2021 | 12:05

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për krizën e energjetike.

Në seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit që po diskutohet për këtë çështje, ai ka thënë se kryeministri Albn Kurti po tregohet i paditur karshi kësaj krize.

“Të tjerët kanë vepruar shpejt. Kanë bërë zgjidhje. Të gjitha i furnizojnë qytetarët me energji. Kosova s’mund ta bëjë dhe bëhet lajm ndërkombëtarë. Prandaj këtu kriza është e veçantë. S’bëhen lajm ndërkombëtarë të tjerët, por Kosova sepse të tjerët gjendjen e emergjencës e kanë shpallur në tetor edhe kur çmimet ishin më lirë e kriza më e lehtë. Ne sot jemi në dhjetor, katër ditë para përfunduar viti e tek sot gjashtë muaj pasi ka nisur kriza, e tre muaj pasi tjerët shpallën emergjencën, ne nisëm të dëgjojmë masat e Qeverisë, me gjashtë muaj vonesë. Është menaxhim krize, s’mund të kesh rezultat të mirë”, ka thënë ai, duke shtuar se qeveri po vepron në mënyrë populiste.

“Qeveria jonë populiste siç është verës kur tjerët merreshin me problemet e energjisë, kjo Qeveri shpërndante parulla se e ka zhvillimin më të madh në Evropë sa që po arrin edhe Kroacinë. Kryeministri që i ka krejt, na thotë se ajo s’blihet se s’konservohet në frigorifer. Për këtë janë fajtor krejt, secili përveç tij. Po flet me popullizëm. Është më shumë se padituri. Është krizë. Çmimi kontraktohet”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në…