Abdixhiku: Kryeqyteti në këtë mandat qeverisës do të ketë vëmendje rrënjësisht më të shtuar
Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, sot u takua me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe ekipin e tij. Në takim u diskutua për prioritetet e kryeqytetit.
Abdixhiku tha se ia ka prezantuar të parit të Prishtinës projektet prioritare të Qeverisë në infrastrukturë e në mjedis në Prishtinë.
“Sot vizitova Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ekipin e tij. I prezantova projektet prioritare te Qeverisë në infrastrukturë e në mjedis në Prishtinë”, shkruan ministri Abdixhiku.
Kyretari dhe ministri u pajtuan të ndërtohet një grup i përbashkët në mënyrë që të koordinohen projektë të mëdha në Prishtinë për këtë vit.
“U pajtuam të ndërtojmë një grup të përbashkët Ministri-Komunë që do të koordinojnë projektet e mëdha në Prishtinë këtë vit, me theks të veçantë: Rrugën A me gjithë kolektor, Unazën e Prishtinës, Hartën Zonale, Përpjetëzën e mbikalimet në Veternik, Urën dhe unazën në Arbëri, Kolektorin në Hajvali, Ujësjellësin në Gollak, Trajtimin rajonal të mbeturinave”, shkruan ministri Abdixhiku.
“Kryeqyteti në këtë mandat qeverisës do të ketë vëmendje rrënjësisht më të shtuar”, shtoi Abdixhiku.