Abdixhiku: Kryetar, të priftë e mbara
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga Kujtim Shala, ka vizituar kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Ramën pasi që ka marrë detyrën e re si kryetari i kryeqytetit.
Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është i bindur që mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta.
Postimi i plotë:
Sot, në ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim, Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit.
Jam i bindur se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Kryeqytetit. Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë.
Perparim, kryetar, të priftë e mbara!