Abdixhiku: Kurti nuk e ka nënshkruar ‘Zajednicën’, por ka sjellë diçka tjetër më të keqe

02 mars 2023 | 13:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar mocionin e tij për raportimin e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për takimin e tij më 27 shkurt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel dhe darkodimin e tij me planin e BE-së.

Abdixhiku ka përsëritur pikat shqetësuese nga marrëveshja që Kurti është dakorduar e që sipas tij, është parathënia e marrëveshjes dhe neni 7 dhe 10 i propozimit të BE-së.

“Frika e mazhorancës nga fjala jonë është dëshmi e të vërtetës sonë për të trajtuar një temë jetike si çështja e dialogut. Ne kërkojmë të trajtojmë gjithë marrëveshjen e arritur më 27 shkurt në Bruksel e të paprezantuar në Bruksel. Dhe të flasim për parathënien e marrëveshjes të mbajtur fshehtë nga kryeministri i Kosovës në seancën e fundit të cilën e la në gjysmë”.

“Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara. Ai ka pranuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe asociacioni”, ka thënë Abdixhiku.

Më tutje, Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk mund të akuzohet për marrëveshjet paraprake në të cilat përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por sipas tij, Kurti ka sjellë diçka më të keqe se këto.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhënia e Kiarës dhe Luizit nuk është më si më…