Abdixhiku: Kurti nuk ka kapacitet t’i mbaj premtimet e dhëna gjatë fushatës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje derisa tha se partia e tij nuk do bëjë opozitë sikurse bënte LVV dikur, shkruan Gazeta Metro.
Abdixhiku, tha se LDK nuk do bëjë opozitën e njëjtë që Vetëvendosje bënte dikur, derisa tha se opozita do bëhet në kuvend, studio televizive e takime me qytetarë.
“Ne jemi LDK dhe nuk bëhemi Vetëvendosje 2.0. Opozitën do ta bëjmë në kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë”.
Ai tutje tha se Kurti nuk do i mbaj premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, pasi nuk ka kapacitet.
“S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë. I kemi dhënë kohë qeverisë që 100 ditë ta ketë akomodimin nëpër institucione. Opozita po bën punën e saj. Opozita ka reaguar për Ligjin për Zgjedhje që ka ardhur në gjysmë të natës, për vizitën në Shqipëri të Kurtit dhe menaxhimin me pandemi”.
Abdixhiku tutje shtoi se LDK pritet të filloj punën në terren ku do takohet me qytetarët, për t’u njoftuar me problemet që ata kanë.