Abdixhiku: Kurti po rrenë, po shkel mbi trupat e atyre që vdiqën për kauzë
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka replikuar ndaj fjalës së Kurtit për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin sipas vitit 2013 në preambulë të marrëveshjes dhe se po i gënjen deputetët e LV-së.
Abdixhiku ka thënë se di çfarë flet dhe se dokumenti do të dalë.
Më tutje, ai ka thënë se Kurti po shkel mbi trupat e atyre që kanë vdekur për kauzën kundër Asociacionit dhe e ka pyetur se si mundet Kurti që të fle.
“Sot po shkel mbi trupat e vdekur të njerëzve për këtë kauzë, si fle ky njeri? Po të kisha pas këso parimesh kurrë s’i kisha ndërruar. Duhesh me mbajtë ë përgjegjësi që ke ardhur në këtë qëndrim sot. Unë po të them se s’duhet bërë, por duhesh me mbajtë përgjegjësi që e ke rrejt këtë vend, kanë vdekur njerëz”, ka thënë Abdixhiku.