Abdixhiku: Kurti si kryeministër ta kuptojë se qasja e tij nuk duhet të jetë e një opozitari refuzues

22 mars 2021 | 18:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deputeti Lumir Abdixhiku, në seancën e votimit të qeverisë së re ka thënë se kryeministri i ri që do të zgjedhjet duhet t’i kujtojë vetës së nuk është i zgjedhur i vetëm votuesve të tij dhe partiakëve, por do të jetë i gjithë qytetarëve.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri i ri, Albin Kurti,  nuk duhet të sillet me arrogancën e numrave.

“Kryeministri duhet ta kuptojë se qasja e tij nuk është e një opozitari refuzues, por i një njeriu me pushtet absolut”.

“Sot përmbyllet cikli i votuesve të Kosovës që ata kanë vendosur të përfaqësohen dhe të tjerët qe kanë vendosur të mbesin në opozitën. Respekto i vullnetit qytetar është standard i lartë. Si opozitë e re këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse e respektojnë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju e nesër me ne. Si përfaqësues i shumicës ju takon të bënë mbartjen e pajtimit shoqëror”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, në cilësinë e kandidatit për kryeministër, në ekspozenë…