Abdixhiku, Kurtit: Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Mjaft më me filma e kauza plot mllef!

15 prill 2025 | 14:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka akuzuar opozitën e deritashme për dështimin e konstituimit të Kuvendit.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të jap dorëheqje si kryeministër.  Në këtë kontekst, Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk e ka shumicën parlamentare.

“Derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik! E vërteta megjithatë është krejt e thjeshtë! Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. Pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef!

Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një episod të errët demokratike në vend.

Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë!

Derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik! E vërteta megjithatë është krejt e thjeshtë!

Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. Pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë. I duhet koha për pazare shtesë – të rënda, joparimore, të kushtueshme për këtë Republikë.

Aq të kushtueshme sa u kuptua dhe nga mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit vet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dasmës Gjesti dhe Egli kanë qëndruar pranë njëri tjetrit…