Abdixhiku, Kurtit: Nuk je opozitë, trego çfarë do të bësh me dialogun
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar raportimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti para deputetëve për procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka deklaruar se kryeministri është dashur të tregojë se çafrë do të bëjë me ketë proces, e jo çfarë ka ndodhur.
“Kryeministri duhet të raportojë mbi raundin e ri dialogues, ku ai këtë të marte është pjesë e takimit. Ky çfarë do të bëjë, çka ka ndodhur e dimë, por duam të dimë çfarë do të bëjë. Nuk je më opozitar z. Kurti, je njeriu që i ke krejt, trego çka do të bësh. Nga 25 minuta fjalim, 24 i pate për të shkuarën, vetëm një minutë tregove se çka do të bësh. Përgjegjësia juaj është morali, për qëndrimet që i keni pas dikur e që i keni tani, ka një transformim tuaj”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se kryeministri nuk mund t’u ikën përgjegjëseve. “Tash në petkun e ri prej pushtetari, me siguri ke arritur të kuptosh një gjë ose dy, obligimeve nuk duhet t’ju ikësh, mos ki frikë, do t’ju gjykoja nëse keni frikë nga ballafaqimi. Po të gjykojmë se ke ndryshuar radikalisht në secilën kauzë”, ka deklaruar Abdixhiku.