Abdixhiku, Kurtit: Ruaje qetësinë, po prodhon material për ‘TikTok’

13 shkurt 2023 | 15:30

Kryeministri Albin Kurti është ankuar se deputeti i LDK-së Arben Gashi po e pengon gjatë fjalimit të tij për këtë arsye e ka quajtur të “papjekur”.

Prandaj, kryeministri Kurti i ka kërkuar deputetit Gashi që të mos ia ndërprenë fjalën.

“Nuk po e shohin qytetarët se është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tuaja këtu, duhet të pres që të ndaleni, për mua deputeti Gashi vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj mos më ndërpreni, sa herë e doni fjalën e merrni, por mos më ndërpreni se qytetarët nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im ka pauza sepse duhet të qetësohet njëri”, i ka thënë Kurti, Gashit.

Më pas fjalën e ka marrë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i ka kërkuar Kurtit që ta ruajë qetësinë kur flet me deputetët e LDK-së.

“Kryeministër të ftojë që kur komunikon me deputetët e LDK-së të ruash qetësinë dhe për hir të informimit publik është pjesë debatit parlamentar të rregullt shumë më pak sesa ministrat e tij flasin këtu sa herë që dalin. Kryeministri kur humb argumentet fillon të prodhojë material për ‘TikTok’, kështu bëri edhe sot. Kryeministri ka probleme thelbësore kontradiktore sepse është në transformim të pozicioneve të tij, prandaj po humb qetësinë dhe argumentet”, është shprehur Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e…