Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që opozita po provon ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët

09 shkurt 2023 | 12:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti, se është shpifje të thuhet se partitë opozitare “provojnë ta rrëzojnë qeverinë në komunikim me ndërkombëtarët”.

Sipas Abdixhikut, Kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje e qëndrim të qartë, që marrëveshja duhet të jetë finale dhe ligjërisht e obligueshme.

“Ky është qëndrimi i LDK-së. Mos shpif, mos e sjell debatin në çeshite personale se janë çështje shumë serioze”.

“Nuk kemi nevojë ne as para Cholletit e as para Escobarit të flasim ndryshe, janë qëndrime publike. LDK-ja po thotë që kërko marrëveshje finale me ta që t’i ndajmë rrugët negociuese e më pas të merremi me çështjen e vendeve mosnjohëse, të merremi me anëtarësimin në NATO”, është shprehur Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet…