Abdixhiku, Kurtit: Si mund të pranosh marrëveshje që nuk ka njohje në të?
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke i replikuar kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, ka thënë se ai ka pranuar një “marrëveshje bazë” nga “marrëveshja finale”.
Sipas tij, Kurti në fjalim e ka pranuar edhe se është duke negociuar një marrëveshje që nuk e ka njohjen në qendër.
“I kryeministër unë nuk po të gjykoj ju pyeta se çka nga platforma juaj është reflektuar në marrëveshjen që e ke pranuar. Dhe janë dy çështje shqetësuese: Ke pranuar që nga një marrëveshje finale të pranosh një marrëveshje bazë. Ti nuk po tregon se çka po bëhet por e ke pranuar një dokument. Si mund të pranosh marrëveshje që nuk është finale dhe nuk e ka njohjen në të”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë se duhet të thirret një seancë e jashtëzakonshme për negociatat me Serbinë.
“Meqë ke devijuar nga ky proces ne duhet të thërrasim seancë të jashtëzakonshme. Dhe po e thërrasim këtë seancë ju ftoj të gjithëve që t’i japim nënshkrimet”, ka thënë ai.