Abdixhiku, Lajçakut: Dialogu të përfundoj me njohje reciproke
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin ka diskutuar rreth mbarëvajtjes së këtij procesi.
Sipas njoftimit për medie të LDK-së, Abdixhiku ka ritheksuar qëndrimin se dialogu duhet të përfundojë me marrëveshje përfundimtare e cila do të qojë në njohjen e ndërsjellë.
“Temë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku e ritheksoi qëndrimin e LDK-së që dialogu të përfundojë me marrëveshje përfundimtare e cila do të qojë në njohjen e ndërsjellë të të dy vendeve, duke respektuar kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues, si dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore”, është thënë në njoftimin e LDK-së.