Abdixhiku lavdëron ish-ministrat e Qeverisë Hoti
23 mars 2021
| 22:48
Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e LDK-së nëpër institucione në legjislaturën e shtatë për dorëzimin e detyrave ndaj ministrave të rinj të Qeverisë Kurti.
Abdixhiku, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka vlerësuar lart këtë gjest, teksa ka thënë se LDK jep shembull në skenën politike e institucionale.
Postimi i plotë i Abdixhikut pa ndërhyrje:
Falënderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politikë. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës.
I falënderoj të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë.