Abdixhiku lavdëron nënkryetaren e re të Prishtinës
07 shkurt 2024
| 12:27
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar pak zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës.
Ai e ka uruar për detyrën e re Jehona Lushaku-Sadriu, e cila është emëruar nënkryetare e Komunës së Prishtinës, pasi nga ky post është shkarkuar zyrtarja e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.
“Jehonës i urova detyrën e re si nënkryetare në kryeqytet. Duke e njohur nga afër, si një grua të fortë, me plot vullnet e përkushtim në secilin angazhim që ajo merr, Jehona thjeshtë është një vlerë për Prishtinën dhe gjithë ne! Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Jehona Lushaku-Sadriu është pjesë e strukturave drejtuese të LDK-së.