![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/188906884_10158284038257759_395428309187075344_n.jpg)
Abdixhiku: LDK-ja do të jetë një derë e hapur për përfaqësuesit e Luginës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
I pari i LDK-së e ka vlerësuar lartë guximin e Kamberit, i cili në parlamenti serb po e prezantonin të vërtetën për shtypjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja do të jetë një derë e hapur bashkëpunuese me secilin përfaqësues politik shqiptar që punon drejtë e mbarë për shqiptarët kudo që janë.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Sot, në Zyrat e LDK-së pata kënaqësinë që bashkë me nënkryetarët Haziri e Quni të pres në takim zërin e shqiptarëve në Luginë, deputetin Shaip Kamberin.
Si deputet i guximshëm, i drejtë e i drejtpërdrejtë, qëndrimet e tij në Parlamentin e Serbisë kanë treguar gjithmonë të vërtetën e vetme mbi shtypjen që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë dhe të shkuarën e regjimit – që dhe sot s’ndryshon dot – mbi Kosovën.
Zëri i tij s’është zë i vetëm. Puna e angazhimi i tij s’janë angazhime të vetme.
LDK do të jetë një derë e hapur bashkëpunuese me secilin përfaqësues politik shqiptar që punon drejtë e mbarë për shqiptarët kudo që janë.