Abdixhiku: LDK-ja do t’i rikuperojë në plotni relacionet me ShBA-në dhe administratën amerikane
Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së dhe njëkohësisht zëvendë ambasadoren, Anu Prattipati.
Abdixhiku ka thënë se në këtë takim është zotuar se do të rikuperojë marrëdhëniet me ShBA-në porsa të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.
“Përcolla dhe zotimin tonë se pas 9 shkurtit, Qeveria e Re e Kosovës, e udhëhequr nga LDK, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me ShBA-të dhe administratën amerikane”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Pas ambasadorit britanik, në takim prita të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-ve, dhe njëkohësisht zëvendës ambasadoren, Anu Prattipati.
Znj. Prattipati e njoftova për momentumin e mirë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve, si dhe mbi rrjedhën e fushatës sonë.
Përcolla dhe zotimin tonë se pas 9 shkurtit, Qeveria e Re e Kosovës, e udhëhequr nga LDK, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me ShBA-të dhe administratën amerikane.
Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër.
Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten ekskluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë me ShBA-të!