Abdixhiku: LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është duke marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.
Ai gjatë adresimit ka shtruar pikëpamjet politike të LDK-së duke përmendur edhe rrezikun e sigurisë së Kosovës që i kanoset nga Serbia.
Abdixhiku ka kërkuar njohje nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
“LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.
Postimi i plotë në “Facebook”:
I nderuar të mbajë fjalë rasti në sesionin hapës të Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP), formacionit më të madh politik Evropian ????.
Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit!
E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian.
LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen!
E ardhmja është e ndritshme! ✌️