Abdixhiku: LDK-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit hyn me ekipin më të mirë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se me turneun e Ndryshimit vazhduan sonte në Viti.
“Aty, me kryetarin Sokol Haliti, takuam shumë qytetarë të Vitisë që po bëheshin vet ndryshimi! Po bëheshin vet shpresa e një shteti tek i cili besojmë fort! I lumtur dhe plot shpresë me entuziazmin e madh që nisi dje në Prishtinë e vazhdoj sot në Viti. Sokol Haliti do të jetë pjesë e listës për deputet; sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK hyn me ekipin më të mirë të vet!”, ka theksuar Abdixhiku.
Ai ka shtuar se: “Unë besoj në shtetin e Kosovës dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ky vend i bekuar me njerëz të shkëlqyeshëm ka! Dhe vizioni im nuk ka të bëjë vetëm me një Kosovë të suksesshme, por me qytetarë të suksesshëm në një Kosovë që ecë mbare!”.
“Njerëz që mund t’i ndjekin ëndrrat e tyre, të jetojnë me dinjitet, të jetojnë drejtë, të ndërtojnë të ardhmen e tyre mu këtu, në shtëpitë e tyre, tek familjet e tyre, në qytetet e fshatrat e tyre! Dua ta shoh Kosovën jo si të fundit në rajon, por si një vend krenar prijetar mes të tjerëve përreth, si një shtet ku mirëqenia, mundësia e uniteti nacional janë pjesë e përditshmërisë sonë!”, ka deklaruar Abdixhiku.
Shihemi nesër në Pejë!
BËHU NDRYSHIMI!