
Abdixhiku: LDK-ja voton njëjtë si e herën e kaluar
21 prill 2025
| 15:06
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që drejton do të votojë njëjtë sikurse herën e kaluar, do të thotë kundër propozimit të Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
“E para njohim të drejtën e partisë së parë që të propozojë kryetar kuvendi…Por parlamenti është kompromis…Kam dëgjuar se partitë tjera kanë gatishmëri për emra…Ne votojmë njëjtë sikurse herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjen e njëjtë”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Vetëvendosje “nuk meriton votë” dhe jo thjesht, sipas tij, emri i përvetshëm i Albulena Haxhiut, “por, logjika politike e LV-së”.