Abdixhiku: LDK mbetet pasuri kombëtare dhe udhërrëfim për të ardhmen!
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shënuar 34 vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë në këtë pëvjetor që është mbajtur në Gjakovë.
Abdixhiku ka falënderuar kryetarin e degës, Shefqet Shehun për organizimin e mrekullueshëm.
“I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur, me punën dhe vitalitetin e secilës degë të Lidhjes. Kjo frymë e re po merr formë; ‘Rruga e Re’ po merr mbështetje! Të faleminderit Shefqet Shehu për gjithë punë e gjithë angazhimin.”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Sonte, u mblodhëm në Gjakovë, për të shënuar 34 vjetorin e themelimit tonë aty. Mes veprimtarëve të të gjitha gjeneratave, nderuam të shkuarën, siç dhe shtruam nevojën për të bërë të ardhmen. LDK mbetet pasuri kombëtare dhe dhe udhërrëfim për të ardhmen!
Tubimet e LDK-së, në Kosovë dhe në mërgatë, po na japin shpresë dhe vullnet. Rikthimi i madh qytetar ka qenë synimi ynë parësor; si parakusht për ofrimin e një alternative të djathtë e zhvillimore për të ardhmen.
I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur, me punën dhe vitalitetin e secilës degë të Lidhjes. Kjo frymë e re po merr formë; ‘Rruga e Re’ po merr mbështetje! Të faleminderit Shefqet Shehu për gjithë punë e gjithë angazhimin.
Le të bëheni bashkë!
Le të ringritemi si një!