Abdixhiku: Madeleine Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën, në moshën 84-vjeçare.
Për vdekjen e saj ka reaguar edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se Albright ishte një kampione e demokracisë, një themeltare e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën në orën tonë më të vështirë.
“Madeleine Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë përgjithmonë. Emra të tillë janë të rrallë; sonte humbëm një ikonë të lirisë! Madeleine Albright ka vënë një standard të papërsëritshëm të mbështetjes këmbëngulëse për vendin tonë. Kosova, populli jonë, gjenerata e tashme e shumë të tjera që do vijnë pas, do të kujtojnë e nderojnë Sekretaren Albright për rolin e saj fundamental, në përpjekjen dhe përmbushjen tonë nacionale drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë. Pusho në paqe Zonja Sekretare! Të faleminderit!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.