Abdixhiku mban takim virtual me raportuesen e Kosovës në PE, ja për çfarë biseduan

28 prill 2021 | 12:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon.

Abdixhiku ka thënë se me Von Cramonin kanë diskutuar për politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme në parti.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe pikëpamja e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë dhe dialogun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fuqitë botërore rifilluan bisedimet të martën në Vjenë për ringjalljen…