Abdixhiku: Mbani duart larg familjes, LDK nuk ju lejon
14 nëntor 2024
| 21:10
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka adresuar një mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale.
Nga Turneu i Ndryshimit në Shtime, Abdixhiku ka dërguar mesazh siç është shprehur ai “tek ata që kanë menduar t’i fusin duart e tyre tek familjet kosovare”.
“Ata që konsiderojnë eksperimente sociale me fëmijët tanë nëpër shkolla, e që promovojnë të pazakonshmen mes pasurisë sonë më të madhe kombëtare – vet familjes kosovare! Mbani duart larg FAMILJES! Mbani duart larg FËMIJËVE! LDK nuk ju lejon. LDK nuk ju toleron!
Populli i Kosovës, nuk ju lejon!”, është shprehur Abdixhiku.