Abdixhiku me ambasadoren e Izraelit flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

13 dhjetor 2024 | 15:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë e partisë ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Abdixhiku njoftoi ambasadoren Ziv për përgatitjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me zgjedhjet, programin politik “Rruga e Re” si dhe “Turneun e Ndryshimit”, i cili ka marr një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët gjithandej Kosovës.

Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Ziv diskutuan dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha specifike të cilat kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi…