
Abdixhiku me ambasadorin e BE-së flasin për procesin zgjedhor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në selinë qendrore ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav për gjendjen aktuale politike, me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.
Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër.
Në fund kryetari Abdixhiku tha se LDK-ja do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovë me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropian.