Abdixhiku me urime për Pavarësinë e Kosovës: Republika është e pavdekshme
17 shkurt 2023
| 10:49
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shkruar me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është e pavdekshme.
Abdixhiku tutje ka thënë se të mirët lartuan shtetin, e të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm.
“Të mirët tanë lartuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë. Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e pavarësisë Kosovë! Të paçim përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku.
https://fb.watch/iL1Jv0H70A/