Abdixhiku me video-mesazh për të papërcaktuarit: Na shihni përtej vijave partiake

06 shkurt 2025 | 11:42

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video-mesazh për grupin e njerëzve të papërcaktuar në votimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abdixhiku u bërë thirrje atyre që ta shohin LDK përtej vijave partiake. Ani pse ky grup, janë të dëshpëruar, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja është alternativa.

“Po ju flas si Lumir, jo vetëm si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. T’ju tregoj për fushatën time, për projektet tona, për atë se çfarë përfaqësojnë. Kam refuzuar të bëj fushatë negative. Kam refuzuar të ndaj, të përçaj, të ftoj qytetarëve ndarje e urrejtje. Në vend të saj, kam folur për projekte konkrete. Kam folur për pesë miliardë euro investime që do t’i bëjmë për katër vjet. Kam prezantuar projektin e spitalit të ri, që do të bëhet këtu në Prishtinë. Kam prezantuar projektin e kompleksit sportiv. Kam folur për parkun teknologjik, ku do të punësohen tridhjetë e pesë mijë të rinj të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka…