Abdixhiku mesazh Qeverisë: Mbani familjarët larg parave të shtetit

16 nëntor 2024 | 18:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet.

“Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha Abdixhiku në Turneun e Ndryshimit në Istog, duke aluduar në raportimet e fundit se si vëllai i deputetes Fitore Pacolli përfitoi 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

“Kam takuar bujq, që punojnë një vit të tërë, për t’i humbur produktet e bëra me mund e zemër! Këta bujq nuk kanë motra në qeveri, për tí marrë 100 mijë euro grant katër ditë pasi kanë regjistruar biznes. A është ky ndryshimi i vërtetë! Mbani familjarët për vete! Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti…