Abdixhiku, mesazh VV-së: Iu themi “cep më cep”, paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent

11 janar 2025 | 18:50

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga hapja e fushatës së kësaj partie, i ka çuar një mesazh direkt Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku para simpatizantëve të LDK-së tha që t’u thonë zëshëm, nëpër çdo cep të Kosovës, le t’u thonë “cep më cep se paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent”.

“Le t’u themi qartë, le t’u themi zëshëm nga kjo sallë, nëpër çdo cep të Kosovës, le t’u themi cep më cep, paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent sepse 9 shkurtit po vjen dhe ora e ndryshimit ka nisur numërimin prapa. Ky numërim, na sjell tek e vërteta e popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Më tej, Abdixhiku tha se në Republikën që ëndërrojnë, kryeministri nuk vendoset mbi Prokurorinë dhe kryeministri nuk e mbron hajninë.

“Në Republikën tonë, propaganda nuk zëvendëson realitetin me tabela fiktive. Në Republikën tonë, tabela e vetme është ajo e familjeve kosovare që jetojnë, punojnë, përpiqen për një jetë të ndershme”.

“Në Republikën tonë qeveria s’e shkel Kushtetutën 10 herë, e hajnia, vjedhja e krimi nuk maten me kutin e krahasimit të së shkuarës por dënohen sepse hajnia është hajni, vjedhja është vjedhje e futja e duarve në bukën e Kosovës do të dënohet edhe para vendit edhe para Zotit edhe para vet shtetit”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e…