Abdixhiku: Mobilizimi në Junik tregon fuqinë e një populli të bashkuar për ndryshim

17 janar 2025 | 21:19

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim të fuqishëm në qytetin e Junikut.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku theksoi se atmosfera e krijuar nga qytetarët është një dëshmi e fuqisë së një populli të bashkuar për ndryshim.

Sipas Abdixhikut, mobilizimi që po ndodh në Junik është pjesë e një vale të madhe ndryshimi që po përhapet në çdo cep të Kosovës.

Postimi i plotë:

“JUNIK EDHE TI!

Edhe Juniku, ky qytet i vogël, na priti me madhështi! Kështu diçka, nuk kemi parë për një kohë të gjatë! E kemi të qartë! Fitorja po vjen! Ndryshimi po vjen! LDK është në këmbë!

Sonte, në Junikun e traditës dhe mikpritjes, u gjendëm përballë fuqisë drithëruese të një populli të bashkuar për ndryshim! Kjo tokë e pasur me histori dhe krenari, ku çdo bjeshkë flet për qëndresë e atdhedashuri, na tregoi se shpresa dhe vendosmëria për një Kosovë më të mirë janë të gjalla dhe të fuqishme.

Në Junik, aty ku guximi dhe tradita janë kulla të forta të identitetit tonë, ndjemë mobilizimin e jashtëzakonshëm që po përhapet në çdo kënd të vendit. Qytetarët e Kosovës, me përkushtimin dhe besimin e tyre, sot po i japin krah kauzës sonë të madhe të ndryshimit, dhe po ngriten për të treguar se 9 shkurti do të jetë dita e kthesës së madhe. �

E kur një popull qëndron i bashkuar, nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet, dhe këtë do ta bëjmë të qartë me 9 shkurt. Junik, faleminderit për këtë forcë dhe përkrahje, dhe që je pjesë e kësaj vale të madhe të ndryshimit!”, ka shkruar Abdixhiku.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
H.Gashi, një 56-vjeçar nga Kaçaniku gjatë mbrëmjes së premte ka…