Abdixhiku: Na duhet një president që përfaqëson të gjitha partitë politike

20 mars 2021 | 17:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimet e strukturave të kësaj partie, se janë pro një kandidati për president, i cili është jopartiak.

Sipas tij, të gjitha këto do t’i qartësojnë takimet e ardhshme që do t’i mbajnë me Vjosa Osmanin.

“Ne na duhet një president që i përfaqëson të gjitha partitë politike e jo ndonjërës”, ka thënë ai.

“Na duhet një president kushtetues. Të gjitha këto do t’i shpalosim në takimin e ardhshëm. Jemi të interesuar t’i shmangim ngërçet institucionale”.

Pyetur nëse Vjosa Osmani është kandidat kushtetues, Lumir Abdixhiku deklaroi:

“Meqë po kërkojmë takime po punojmë në atë drejtim dhe takimet do ta qartësojnë këtë çështje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorenc Trashi nuk mund të jetë pjesë e kombëtares për…