Abdixhiku ndan pamje nga takimi me këshilltarët lokalë të LDK-së, e cilëson si hap të ri në organizimin partiak në vend
LDK ka mbajtur një takim me këshilltarët lokalë, të cilin Abdixhiku e ka quajtur stad të ri të organizimit partiak në vend.
Abdixhiku ka publikuar pamje nga ky takim.
“Djem e vajza, burra e gra, nga secila anëtë prirë nga liderë të shkëlqyeshëm lokalë, që në zgjedhejt e vjeshtës së vitit 2021, i dhanë Lidhjes sonë plot 9 komuna, 209 asambleistë e plot 176 mijë vota dhe kështu bënë historinë e ringritjes të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se Kosova ka më shumë mundësi, derisa ka shtuar se LDK është “shpresa e fundit” e Kosovës.
“Kosova ka shumë më tepër mundësi, njerëzit tanë janë punëtorë, familjet tona janë të forta. Ky vend edhe mundet më mirë kyvend edhe meriton më mirë. Për këtë qëndroj unë, për këtë qëndron ekipi im, për këtë iu ftoj të qëndroni edhe ju këshilltarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe më 9 shkurt, më pas se katër muaj nga sot, ne zgjedhim shpresën, ne zgjedhim zhvillimin, ne zgjedhim përbashkimin. Më 9 shkurt ne zgjedhim Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e fundit të Republikës së Kosovës. Prandaj këshilltarë, të dashur kryetarë, të dashur udhëheqës nga secila anë, unë kam gjetur rrugën e Kosovës. Por këtë rrugë nuk e bëj vetë. Rrugën e bëjmë bashkë. E di se do tabëni po e shoh se do ta bëni. Le ta bëjmë.”, tha ai.