Abdixhiku nderon Enver Malokun: Ai ishte ëndërrimtar i lirisë dhe intelektual i pashoq

11 janar 2023 | 13:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Enver Malokun në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Me këtë rast, Abdixhiku ka thënë se Maloku ka qenë gazetar vetëmohues, ëndërrimtar i lirisë dhe intelektual i pashoq.

“Nderuam Enver Malokun, në 24-vjetorin e vrasjes së tij. Ai ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë – ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës. Mbi të gjitha, ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci. Në Bregun e Diellit, pranë banesës së tij, ai u qëllua në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë. Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin Jalen Miller Blesa.…