Abdixhiku në Ditën e Mësuesit: Do ta bëjmë koeficientin e pagave 135 euro
07 mars 2024
| 12:09
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Ditën e Mësuesit, duke thënë se nëse partia që drejton vjen në pushtet, koeficienti i pagave do të rritjet në 135 euro.
Në njoftimin e LDK-së në “Facebook”, Abdixhiku ka thënë se në vitin e parë të qeverisjes së tij, koeficienti do të bëhet 125 ndërsa në vitin e fundit të mandatit do të bëhet 135.
“LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik ‘Rruga e Re’, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit.
“Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar”, është thënë në njoftimin e LDK-së.