Abdixhiku: Ne do ta ndërtojmë Kosovën e zhvilluar dhe të barabartë – qytetarët po kërkojnë ndryshim
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se mbështetja për LDK-në po rritet ndjeshëm ndërsa fushata hyn në gjysmën e saj të dytë. Ai ka deklaruar se në të gjitha trevat e Kosovës, qytetarët po e përkrahin programin e partisë për një Kosovë të zhvilluar dhe të barabartë.
Kreu i LDK-së ka thënë se me programin ‘Rruga e Re’, LDK do ta ndërtojë Kosovën e zhvilluar, të drejtë dhe të barabartë me vendet e tjera në familjen e madhe evropiane.
Abdixhiku pas tubimit në Shtime ka shkruar se në çdo qytet, çdo fshat dhe kudo në Kosovë, qytetarët po e thonë qartë – ata duan ndryshim.
Ai ka thënë se LDK vjen në këto zgjedhje me listën më të mirë për të ardhmen e vendit – me njerëz të pastër dhe me përvojë, me gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, dhe me profesionistë me integritet që e kanë dijen dhe guximin ta udhëheqin vendin drejt Evropës.
Postimi i plotë:
Ne fillimin e gjysmës së dytë të fushatës sonë, në Palestrën Sportive të mbushur plot, ndjemë në Shtime atë që po ndodh në gjithë Kosovën – momentumin e madh dhe mbështetjen e fuqishme që ka Lidhja Demokratike e Kosovës anembanë vendit!
Në çdo qytet, çdo fshat dhe kudo në Kosovë, qytetarët po e thonë qartë – ata duan ndryshim!
LDK vjen në këto zgjedhje me listën më të mirë për të ardhmen e vendit – me njerëz të pastër dhe me përvojë, me gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, dhe me profesionistë me integritet që e kanë dijen dhe guximin ta udhëheqin vendin drejt Europës.
5 miliardë euro investime me 5% rritje ekonomike! Ky është zotimi ynë për realizimin e programit më të kompletuar dhe më ambicioz në historinë e vendit, me projekte e iniciativa konkrete, të mirëmenduara dhe të arritshme që i adresojnë nevojat dhe pritshmëritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Me ekipin tonë të ëndrrave dhe me programin ‘Rruga e Re’, ne do ta ndërtojmë Kosovën e zhvilluar, të drejtë dhe të barabartë me vendet e tjera në familjen e madhe Europiane.
Falemnderit kryetarit të degës sonë këtu dhe kandidatit në listën tonë Kastriot Shabani për këtë organizim të jashtëzakonshëm!
Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen dhe do të bëhemi ndryshimi i madh për Kosovën! ✌️