Abdixhiku në Ferizaj: Momentum i madh, LDK është e ardhmja
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimin e kësaj partie në Greme të Ferizajt.
Abdixhiku bëri të ditur se qytetarëve të kësaj zone u shaplosi vizionin e partisë i cili, tha ai, “veçojnë LDK-në në këto zgjedhje.”
“Dhe tubimi i pestë për sot; Greme, Ferizaj!
Sa shumë entuziazëm! Energji pozitive, momentum i madh, me gra e burra që janë bërë një me Lidhjen!
U fola për vizionin tonë, ekipin tonë të ëndrrave dhe programin Rruga e Re që do ta sjell ndryshimin e madh në Kosovë – me projekte konkrete e ambicioze që e veçojnë LDK-në në këto zgjedhje!
Lidhja Demokratike ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme ta sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës.
Falemnderit Visar për organizimin. Suksese kandidatëve tanë nga kjo anë Visar Azemi, Bahrije Hyseni, Ibadete Mehmeti dhe Paris Guri.
LDK është e ardhmja, 124 është numri ynë!” – ka shkruar Abdixhiku.