Abdixhiku në Gjakovë: Takova kryefamiljarë e qytetarë që po rreshtohen pas së diathtës e rrugëtimit tonë të ri
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takime me qytetarë në komunën e Gjakovës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i kësaj partie bëri të ditur se gjatë qëndrimit në këtë qytet takoi “kryefamiljarë e qytetarë që po rreshtohen pas së diathtës e rrugëtimit tonë të ri.”
Postimi i plotë:
Sonte, qëndrova në Gjakovë, në dy takime të tjera me qytetarë. Fillimisht tek familja Lila në Bllok të Ri, e më pas tek familja Hadri në Skivjan. Aty takova kryefamiljarë e qytetarë që po rreshtohen pas së diathtës e rrugëtimit tonë të ri.
Mes pritjes së ngrohtë e mbështetjes përplot shpresë, ju shtrova vizionin tim dhe të ekipit tim për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me investime, vende pune e mirëqenie për secilën familje kosovare.
Ky vizion është i mundshëm me ne.
Për këtë vizion qëndrojmë ne!