Abdixhiku në Gjenevë: E djathta po ribashkohet edhe në mërgatë!
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjenevë, ka organizuar manifestimin solemn, me rastin e 34-vjetorit të veprimit politik të tre degëve në Mërgatë.
Sipas kësaj partie, mërgata në Zvicër njëzëri dhanë mesazhin e përbashkimit. “‘Rruga e re’ është zgjedhja!”, ka njoftuar LDK-ja
Mesazhi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas tubimit madhështor në Gjenevë:
“E djathta po ribashkohet edhe në Mërgatë!
Një tjetër tubim madhështor në Gjenevë.
Ju faleminderit nga zemra për pritjen!
Mes bashkëatdhetarëve tanë të mërgatëas, shënuam 34 vjetorin e veprimit tonë politik në 🇨🇭; siç dhe shtruam thirrjen e përbashkimit të së djathtës brenda Lidhjes Demokratike.
“Para zymtësisë, moszhvillimit, zbrazjes e izolimit, patriotët e mëdhenj nuk mund të qëndrojnë spektatorë. Të djathtit e Kosovës s’mund të vëzhgojnë! Kosova, siç e kishim menduar gjithherë, thërret për angazhimin tonë monumental, si garantues të vetëm politik të shtetësisë, si projektues të Republikës e si besimtarë të vet demokracisë.
Prandaj e dashura mërgatë,
Bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodhë!
Është radha e juaj tani!”