Abdixhiku në “Gjergj Fishta”: 124 është ndryshimi, Prishtina është e qartë

23 janar 2025 | 21:25

Në sallën e shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë, Dega e Dytë e LDK-së organizoi tubim madhështor, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, rikujtoi lidhjen e tij personale me këtë vend, duke ndarë kujtime nga fëmijëria.

“Në sallën e shkollës ‘Gjergj Fishta’ në Prishtinë, Dega e Dytë mbajti tubim. Ishte e veçantë! U ktheva pas gjashtë vitesh në tubim në këtë shkollë, por këtë herë ishte më veçantë. Gjashtë vite më parë ishim mbledhur në korridor; tani u mblodhëm në sallë, e koridori ishte plot e oborri ishte plot. E paparë. Një degë e Prishtinës kaq shumë zjarr! Janë pesë gjithsej! Dhe në këtë sallë, në këtë shkollë, kam kryer gjithë shkollën fillore. Ashtu siç e kishte kryer Floriani, Jehona, Berati e Jeta! Tani ishim bashkë, duke kërkuar mbështetjen për rrugëtimin tonë të djathtë mbarëkombëtar!” – tha Abdixhiku.

“Prishtina është e qartë! 🔵⚪️
124 është ndryshimi. Me 1.5 miliard euro investime në Kryeqytet, ky ndryshim mbetet i damiljeve të Prishtinës, rinisë së Prishtinës, prindërve e nxënësve të Prishtinës!” – tha kreu i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 48, Naim Ismajli,…