Abdixhiku në Irzniq të Deçanit: Në çdo fshat e qytet po rritemi, fitorja është afër
22 janar 2025
| 19:04
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Irzniq të Deçanit, para tubimit në Gjakovë, shprehu optimizëm për rritjen dhe fuqizimin e partisë në çdo fshat dhe qytet.
Në një takim me qytetarët, Abdixhiku theksoi rëndësinë e ndryshimit, duke përmendur dëshmitë historike të fshatit si shembull frymëzimi.
“Në Irzniq të Deçanit, u ndalëm para tubimit në Gjakovë. Takuam edhe këtu mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.
Deçani flet djathtë! Ndryshimi po vjen. Në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi – po fitojmë!”, ka shkruar Abdixhiku.