Abdixhiku: Ne jemi në krizë dhe nuk kemi qeveri

10 mars 2022 | 18:40

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rritjen e çmimeve në vend.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se paralajmërimet e ngritura me kohë s’dëgjohen e rekomandimet e dhëna injorohen.

Duke folur për rritjen e çmimit të vajit, ai ka thënë se ky është çmimi i paaftësisë e neglizhencës.

“Është çmim i braktisjes së detyrave bazike shtetërore. Ne jemi në krizë. Dhe në këtë krizë nuk kemi Qeveri. Paralajmërimet e ngritura me kohë s’dëgjohen e rekomandimet e dhëna injorohen”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Çmimi i vajit rritet në rekord botëror, sepse fiksimet e mashtruesve s’ka kush t’i kontrollojë. S’ka kush t’i kontrollojë sepse në njërën anë inspektorët e shtetit nuk janë askund; e në anën tjetër Autoriteti i Konkurrencës është i paralizuar e pa funksion. Sot bëhen 10 muaj që kur Qeveria praktikante e Kurtit ka lënë këtë institucion pa Bord, rrjedhimisht pa njerëz që nisin hetime apo marrin vendime në kohë krizash si sot.
Ky është çmimi i paaftësisë e neglizhencës. Është çmim i braktisjes së detyrave bazike shtetërore. Ne jemi në krizë. Dhe në këtë krizë nuk kemi Qeveri. Paralajmërimet e ngritura me kohë s’dëgjohen e rekomandimet e dhëna injorohen.
– Më 3 shkurt, si LDK kemi paralajmëruar Qeverinë për marrjen e masave në sigurim të grurit para shperthimit të agresionit rus në Ukrainë. Asnjë reagim.
– Më 16 shkurt i kemi kërkuar Qeverisë të ofrojë një paketë masash fiskale që targetojnë inflacionin e lartë – më të lartin historik – në Kosovë. Asnjë reagim.
– Më 21 shkurt i kemi kërkuar Qeverisë të funksionalizojë sa më parë Autoritetin e Konkurrencës si preventivë për manipulimet e mundshme të çmimeve; me të njëjtat që po ballafaqohemi sot. Asnjë reagim.
– Këtë javë, kemi dhënë rekomandime konkrete mbi masat që duhet marrë për zbutjen e përballueshmërisë; me theks të veçantë në reduktimet e TVSH-së e akcizës mbi derivate fillimisht e më pas dhe në produktet bazike. Rekomandimet tona u mbështetën nga të gjithë, përveç Qeverisë. Asnjë reagim.
Mosreagueshmëria është pjesëmarrje në krizë. Qeveria, si ankuese e vështruese e krizës, po kontribuon në krizë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Betim Gjoshi Kostoja për familjen kosovare po rritet vazhdimisht…