Abdixhiku: Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri

31 korrik 2022 | 22:56

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitet ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia.

Ai në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se kjo është e drejtë e çdo shteti sovran.

“Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran”.

“Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial.

“Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-koloneli i FSK-së Afrim Veseli është shprehur i gatshëm të…