Abdixhiku: Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave

26 nëntor 2021 | 23:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbetur i tronditur nga akti makabër në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona.

Abdixhiku, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se organet e rendit duhet ta sjellin sa më shpejt para drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz.

“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta. Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar lideri i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për tragjedinë që ndodhi në Gllogjan ka reaguar edhe kryeministri…