Abdixhiku në Kolovicë: Prishtina do të bëhet qyteti që e meritojmë, 1.5 miliard euro investime
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka organizuar një tjetër tubim në lagjen Kolovicë të Prishtinë.
Së bashku me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, Abdixhiku prezantoi projektet dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës.
Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për pjesëmarrjen e qytetarëve, duke theksuar se vizioni i LDK-së për Prishtinën përfshin investime që kapin vlerën e 1.5 miliard eurove.
Ai premtoi se këto investime do të transformojnë kryeqytetin, duke i dhënë “pamjen që e ka merituar gjithëherë!”
“Në Kolovicë të Prishtinës sonte, së bashku me Përparimin, prezantuam edhe një herë para një mase të madhe qytetarësh të kësaj lagjeje, projektet dhe vizionin tonë për Kryeqytet. Entuziazëm i paparë në Prishtinë. Me LDK-në në nivel qendror e lokal, me 1.5 miliard euro investime, Prishtina do merr pamjen që e ka merituar gjithëherë! Ju faleminderit për pritjen sonte! Fitore; dhe asgjë më pak!” – tha Abdixhiku.