Abdixhiku: Në Kosovë nuk ka vend për aparatin shtetëror që përdor shërbimet e inteligjencës për të ndjekur gazetarë
05 dhjetor 2024
| 21:31
Kandidati i LDK-së për kryeministër, në adresimin e tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ka folur edhe për përndjekjen dhe përgjimin e gazetarëve nga agjentë të AKI-së.
Abdixhiku ka thënë se në Kosovë nuk do të duhej të kishte vend për aparatin shtetëror që përdor shërbimet e inteligjencës për të ndjekur gazetarët.
“Në Kosovë nuk ka vend për aparatin shtetëror që përdor shërbimet e inteligjencës për të ndjekur gazetarë, nuk ka vend për mbyllje të mediave”, ka thënë veç të tjerash ai.