Abdixhiku në Lentnicë: Toleranca jonë është ndërshekullore, larg propagandës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se mbrëmë ka qenë pjesë e festimeve në Virgjiljen e Festës së të Ngriturit Zojës në Qiell në Letnicë të Vitisë.
Abdixhiku ka thënë se Letnica ishte frymëzim dhe model i bashkëjetesës. Në këtë kontekst, ai ka thënë se toleranca jonë është ndërshekullore,.
“Mbrëmë, me Sokolin, Antonin e Visarin, isha në Letnicë të Vitisë. Aty, nga mijëra qytetarë tanë, po kremtohej Vigjilia e Festës së të Ngriturit e Zojës në Qiell. Urova besimtarët katolik, pelegrinazhë nga e gjithë Kosova, por edhe jashtë saj, për këtë festë, siç urova dhe famullitarin Don Marjanin. Letnica mbrëmë ishte frymëzim e model se si populli i Kosovës e ka gjetur rrugën e vet të bashkëjetesës së të ndryshmeve si pasuri e virtyt, larg duhmës së ndarjes e propagandës. Bashkëjetesa jonë, në vetvete, është pasuri kombëtare. Toleranca jonë është vlerë ndërshekullore. Kultivimi i dyjave është detyrim jo vetëm human por edhe patriotik. Ju uroj të gjithë besimtarëve festë të bekuar dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë festim të këndshëm. Gjersa falënderoj Ipeshkvin Dodë Gjergji për fjalët e thëna e pritjen e ngrohtë ndaj nesh”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.